Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka përshëndetur marrëveshjen për energji elektrike të arritur mes KOSTT-it dhe ENTSO-E, shkruan Gazeta Sinjali.
Limaj ka thënë se zyrtarizimi i kësaj marrëveshje është arritje e madhe e vendit e cila i mundëson Kosovës pavarësimin energjetik nga Serbia.
“Votimi i Marrëveshjes së rë të Kyçjes në mes KOSTT-ENTSO-E nga Grupi Regjional i Europës Kontinentale është një arritur e madhe për vendin. Zyrtarizimi i marrëveshjes i mundëson Kosovës pavarësinë nga Serbia në fushën energjitike dhe të njëjtën kohë do të mundësojë operimin si një bllok i përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë”, ka shkruar Limaj në Facebook.
Me këtë rast, Limaj u ka shprehur mirënjohje Ambasadës Amerikane, Ambasadës Gjermane, USAID-it, Bankës Gjermane për Zhvillim-KFW, dhe të gjithë atyre që mbështeten Kosovën në këtë proces./Gazeta Sinjali/