image Limaj - Kurtit: Pse nuk the që nuk bisedon me Vuçiqin, Zorani dhe Odaloviqi janë vetëm pionerë të tij

Politikë

Limaj – Kurtit: Pse nuk the që nuk bisedon me Vuçiqin, Zorani dhe Odaloviqi janë vetëm pionerë të tij

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për propozimin që ky i fundit e bëri në takimin e Brukselit, për largimin e Veljko Odaloviq dhe Zoran Angjelkoviq nga Komisioni për të Pagjeturit, raporton Gazeta Sinjali.

Limaj e ka pyetur Kurtin se pse nuk e ka bërë propozimin për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili, sipas tij, në atë kohë ka qenë udhëheqës i të gjitha sigurimeve të shtetit.

Kreu i Nismës ka thënë se personat që i ka përmendur Kurti janë vetëm pionerë të Vuçiqit.

“Ky i yni del aty dhe fol për Zoranin dhe Odaloviqin, pra flet me emra të përveçëm. Nëse vetëm hynë dhe flet me emra, pse nuk tha për Aleksandar Vuçiqin që nuk bisedon me të. Për ata të tjerët që ka thënë ai janë pionerë të Vuçiqit, presidenti i tanishëm i Serbisë në atë kohë ka qenë drejtues i të gjitha sigurimeve të shtetit”.

“Nuk është problemi tek individët, është problemi tek arkivat shtetërore, në arkiva duhet të kërkohet përgjigje për viktimat e Kosovës, duhet të bëhen hetimet për kryerësit. Ato janë në arkivat e UDBS-së dhe KOST-it të Jugosllavisë”, tha ai në KlanKosova.

Limaj ka thënë se deklaratat e presidentit serb për dialogun janë vetëm për të marrë votues më shumë në zgjedhjet e Serbisë.

“Unë nuk po e kuptoj inteligjencën e Beogradit, atje janë në një krizë. Të thuhet se kanë qëndruar tërë natën i zgjuar për të takimin në kuadër të dialogut, me këtë gjuhë ju flitet vetëm injorantëve. Ai po flet për të marrë votues”, ka thënë Limaj./Gazeta Sinjali/