image Limaj: Kurti i dëmshëm për vendin, me Thaçin nuk durohen mes veti, por s’munden pa njëri - tjetrin

Kosovë

Politikë/ Limaj: Kurti i dëmshëm për vendin, me Thaçin nuk durohen mes veti, por s’munden pa njëri – tjetrin

news image

Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar sot se mënyra se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është i dëmshëm për vendin.

Limaj ka thënë se qasja e kryeministrin në detyrë Kurti ka kthyer urrejtjen mes popullit.

“Krejt këtë vend e kanë kthy në urrejtje dhe përçarje mes popullit. Këtë që po e bën kryeministri i Kosovës dhe prapavija e njerëzve rreth tij është dëshpëruese, zhgënjyese për mua, për të thënë me së lehti”, ka thënë Limaj në T7.

Tutje, lideri i Nismës ka komentuar raportet mes kryeministrit në detyrë Albin Kurtit dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçit.

 “Ata s’munden me jetu pa njëri tjetrin dhe s’mujn me duru njani tjetrin”, ka thënë Limaj./GazetaSinjali/