Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një prononcim për media, ka folur rreth koalicionit qeverisës me LDK-në dhe AAK-në, i cili sipas tij është duke funksionuar mirë, njofton Gazeta Sinjali.
Ai u shpreh se çdo koalicion ka probleme, por beson se pavarësisht këtyre, koalicioni është duke ecur mirë.
“Çdo koalicion ka telashe, pasi që vet qeverisja ka telashe. Varësisht si thuhen telashet, unë besoj se koalicioni po funksionon mirë, pavarësisht problemeve që hasen çdo ditë. Deri më tani besoj që kjo qeverisje ka arritur që t’i kryejë disa punë të rëndësishme për vendin dhe disa hapa të rikthimeve të mira të temave të ndryshme që mbetën për kohë të gjatë si pezull”, tha Limaj.
Ndërkohë, Limaj në lidhje me largimin e sotëm të ministrit të MTI-së, Vesel Krasniqi nga mbledhja, tha se kjo ndodhë në çdo qeverisje dhe është normale që ministrat kanë edhe takime tjera.
Gjithashtu, Limaj tha se Kosova ka probleme të ndryshme që duhen të zgjidhen, por vetëm duhet fleksibilitet edhe pse të gjithë po luftojnë kundër pandemisë së COVID-19. /Gazeta Sinjali/