image Limaj: Koalicioni LVV-LDK u formua për shkak të presioneve të Facebook-ut dhe studiove televizive

Kosovë

Politikë/ Limaj: Koalicioni LVV-LDK u formua për shkak të presioneve të Facebook-ut dhe studiove televizive

news image

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj duke folur për zhvillimet politike në vend ka thënë se koalicioni LVV-LDK është ndërtuar nga presionet e njerëzve që kanë bërë përmes rrjetit social Facebook dhe presioni që ka ardhur nga studiot televizive.

Limaj po ashtu ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Alnbin Kurtin për emërimin e bordeve të përkohshme.

Ai këto i ka quajtur vendime arbitrare që nuk kanë pasur mbështetje në ligj.

“Asnjë ligj nuk e njeh nocionin e bordeve të përkohshme. Ligji i vitit 2008 nuk e njeh nocionin e bordeve të përkohshme…Nëse vendimet kanë mbështetje ligjore nuk jam kundër”, ka thënë ai në RTVD.

Tutje, ai ka shtuar se Kurti po terrorizon qytetarët duke përmendur marrëveshje të fshehta.

“Kurti e ka pasur mundësinë të shkojë në SHBA dhe të sheh marrëveshjen e nëse ajo ka qenë e dëmshme ai të jepte dorëheqje në aeroport dhe kjo gjë do të ishte në rregull”, ka thënë ndër të tjera Limaj./GazetaSinjali/