Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka bërë apel qeverisë në detyrë të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, që për sa kohë që Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë qëndrim për vendimin e diskutueshëm të qeverisë për kufizimin e lëvizjeve, të ndryshojë orarin e lëvizjes për qytetarë.
Limaj në një postim në rrjetin social Facebok ka thënë se njerëzit nuk po mund ta mbajnë distancën sociale, dhe ka grumbullime të njerëzve për të kryer nevojat e veta, si dhe kështu po rrezikohet infektimi i më shumë njerëzve nga koronavirusi.
“I bëj apel Qeverisë së Kosovës në detyrë që për sa kohë që Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë qëndrim për vendimin e diskutueshëm të Qeverisë për kufzimin e lëvizjeve, ta ndryshojë orarin e lëvizjes për qytetarët. Jemi dëshmitarë që njerëzit nuk po mund ta mbajnë distancën sociale, dhe ka grumbullime të njerëzve për t’i kryer nevojat e tyre dhe kështu po rrezikojmë infektimin e më shumë njerëzve”, është shprehur ai./GazetaSinjali/