Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në seancën e jashtëzakonshme, ka thënë se me veprimin e pozitës duke votuar mocionin pa prezencën e opozitës, e kanë humbur mundësinë të bashkëpunojnë ndonjëherë me opozitën.
“U kam thënë që keni me ja kapërcy Hashimit, kjo është me ja kapërcy Hashimit”, u ka thënë Limaj.
Limaj ka thënë se veprimi i pozitës sot ka mbyllur çdoherë të bashkëpunimit pozitë-opozitë.
“U kam thënë që keni me ia kapërcyer Hashimit, e kjo është me ia kapërcy Hashimt. Ky është trafikim, është buxhet i errësirës, kjo mënyrë e funksionimit nuk ka me i qu gjërat përpara. Sot ia keni shkelur të drejtat deputetit, ia keni humbur sigurinë deputetit të Parlamentit të Kosovës, e keni mbivotuar dhe keni bërë garë, garë të pandershme”, tha Limaj.
Limaj tha se pozita u ka marrë të drejtën deputetëve që të japin vërejtjet e tyre për buxhetin.
Limaj duke ju drejtuar kryeparlamentares Vjosa Osmanit tha se se si kryetare nuk do të duhej të lejonte diçka të tillë.
“Ju shefat e grupit parlamentar qysh doni me folë nesër me kolegët tuaj me ndërtu një konsensus. Nga sot ne as nuk i përgjigjemi kryetares së Parlamentit me shku për këso tema bashkë, po flas për Nismën, e as shefave të grupit parlamentar, kjo mënyrë e komunikimit dhe bashkëpunimit kjo është rrugaqëri nuk është komunikim institucional. Dhe në këtë ne nuk marrim pjesë në asnjë variant”, tha ai.
Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se mungesën e opozitës në sallë e ka kuptuar si mundësi që të vazhdohet tutje seanca.
“Unë e kam parë mosprezencën tuaj, meqensë mosprezenca dhe mospjesëmarrja në votim, e sqarova, si mundësi që po dëshironi me i dhënë deputetëve prezent me i kriju dy të tretat dhe pastaj me u kthy me diskutu dhe debate për buxhetin sepse debate nuk ndalet, ashtu siç po dëshmohet edhe tash. Zoti Limaj, situata nuk është normale është e jashtëzakonshme, përderisa ne po flasim këtu, shumica e qendrave të mjekësisë familjare, shumica e spitaleve punojnë në kushte të jashtëzakonshme”, tha Osmani./GazetaSinjali/