image Limaj i bindur se vizioni i koalicionit NISMA-AKR-PD do të dalë fitues

Kosovë

Fushatë/ Limaj i bindur se vizioni i koalicionit NISMA-AKR-PD do të dalë fitues

news image

Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, para elektoratit në Vushtrri, theksoi se ky koalicion është kthyer në shpresë për shtet të mirëqenies dhe të mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët.

“Të gjithë do t’i bashkohen kësaj energjie politike, këtij vizioni politik, i cili do të jetë fitues, sepse s’ka rrugë tjetër, ky vizion do të fitojë sepse s’ka rrugë tjetër për të bërë shtetin. A ka gjë më krenare për ne, që qytetarët të na bashkohen cep më cep të Kosovës. Ne jemi kthyer në zëdhënës të shumë familjeve në nevojë. Bashkë për shtetin i cili ndihmon qytetarin dhe për t’i qëndruar afër qytetarit në nevojë” , është shprehur Limaj.

Ai  tha se të gjithë ata që dëshirojnë të mbijetojnë në politikë do t’i bashkohen vizionit të Nismës./Gazeta Sinjali/