COVID-19

Të infektuar

1194

Të shëruar

884

Të vdekur

31

Politikë/ Limaj: Edhe Bajrami na gjeti duke u përballur me pandeminë Covid-19

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, Limaj tha se sikurse Ramazani, edhe Bajrami po e gjen vendin duke u përballë me pandeminë COVID 19.

“Fatkeqësisht, nuk është fare e lehtë që Bajramin këtë vit nuk mund ta festojmë, siç e festonim rëndom në vizita tek të afërmit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në Facebook.

Postimi i plotë i Limajt:

Në vigjilie të Festës së Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Fitër Bajramit!

Sot ishte dita e fundit e muajit të shenjtë të Ramazanit. Gjithë atyre që kanë agjëruar i uroj t’u jetë pranuar agjërimi.

Sikurse Ramazani edhe Bajrami na gjeti duke u përballur me pandeminë  COVID-19.

Fatkeqësisht, nuk është fare e lehtë që, Bajramin këtë vit nuk mund ta festojmë siç e festonim rëndom në vizita tek të afërmit.

Gjithsesi, uroj që në këtë ditë feste, në familjet tuaja të mbretërojë paqja, mirëqenia e harmonia!

Urime festën e Fitër Bajramit, gjithë besimtarëve myslimanë!/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin