Në Konventën e nominimit për kryeministër, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përveç që ka shpalosur vizionin e tij për të udhëhequr vendin, i ka thur edhe shumë lavde vetës për aftësi lidershipi dhe guxim në vendimarrje për çështje të mëdha.
Ai ka thekuar se e ndjenë vetën të gatshëm profesionalisht dhe emocionalisht për ta drejtuar vendin, ndërkaq e ka quajtur vetën burrështetas të lindur.
“Kosova ka kryetarë partish por burrështetas nuk ka, unë besojë që i kam këto atribute. Burrështetasi lindë, burrështetas nuk bëhesh, mund të jesh burrështetas edhe pa e drejtu një parti, mund të jesh burrështetas edhe pa u marrë me politikë. Dhe një burrështetas siç jam unë, ai nuk është shpirtngushtë, ai nuk rreh gjoks, a i afron njerëzit, ai ka vizion, a dinë me i drejtu e me i balancu problemet. …. Ju kujtohet demarkacioni? Ne u angazhuam dhe ofruam zgjidhje për vendit”, ka thënë Limaj.
Ndër të tjera, Fatmir Limaj, ka thënë se gjatë karrierës së tij politike e institucionale, ka marrë vendime të cilat të tjerët, sipas tij, nuk kanë guxuar as t’i mendojnë.
Nisma Socialdemokrate është në koalicion parazgjedhor me AKR-në dhe me PD-në. /Sinjali/