Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, kanë folur për koalicionin që lidhën gjatë së premtes, duke theksuar se këto dy subjekte ishin njëzëri edhe brenda Qeverisë.
“Blloqet që janë krijuar brenda skenës politike, na kanë bërë të hyjmë bashkë me AKR, megjithëse shumica e anëtarëve të partisë NISMA, ishin që të garojmë të vetëm, mirëpo pas një bisede ka rrjedh kjo marrëveshje”, ka thënë Limaj.
Ndërsa, kreu i AKR-së, shtoi se edhe brenda qeverisë Haradinaj kanë qenë së bashku, kështu shpesh edhe duke i bojkotuar disa mbledhje të Qeverisë dhe vendime.
“Ne bashkëpunojmë me NIMSA-n qe një kohë të gjatë, kemi parë që jemi në harmoni të plotë mes vete, nuk kemi pasur ndonjë kundërshtim, ne ishim njëzëri edhe brenda Qeverisë. Disa herë nuk kemi marr pjesë as në mbledhjen e qeverisë pasi kemi kundërshtuar disa politika”, ka deklaruar Pacolli në Debat Plus.
Në zgjedhjet e parakohshme, AKR dhe NIMSA do të garojnë me një listë zgjedhore./Sinjali/