image Limaj e kritikon Kurtin: Qe tri vjet, veç me dialog merret, është prioriteti i vetëm

Politikë

Limaj e kritikon Kurtin: Qe tri vjet, veç me dialog merret, është prioriteti i vetëm

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka gabuar kur e ka lëshuar pozicionin se nuk ka Asociacion pa njohje.

Sipas tij, në tri vitet e fundit, Kosova e ka lëshuar këtë pocizion, dhe sipas tij ky është gabim fatal.

“Lajçak si ndërmjetësues atëherë, në tavolinën e bisedimeve, unë kur jam kanë të paktën, e kemi pas këtë, që nuk do të pajtohemi për asgjë, nëse nuk jemi pajtu për gjithçka. Prandaj Asociacioni nuk është fut në rendin e ditës, sepse ende nuk ka ardhë pajtimi për njohjen. Dhe tri vjetët e fundit, Kosova e ka lëshu këtë pocizion, dhe ky është gabim i madh, fatal…sepse fatkeqësisht këta djemtë menduan se duhet me ja nis çdo sen prej zeros”, deklaroi ai në Tëvë 1.

Tutje, Limaj e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se Kosova që tri vite merret vetëm me dialog.

“Qe tri vjet Kosova veç me dialog merret. Jo vetëm që është kthy prioritet i parë, por i vetmi.” – shtoi Limaj.

/GazetaSinjali/