Ka përfunduar takimi ndërmjet kreut të LDK-së Isa Mustafës dhe atij të partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, raporton Sinjali.
Limaj është parë të ketë dalë i relaksuar nga ky takim. Ai foli shkurtë para gazetarëve duke thënë se është biseduar për të gjitha temat në përgjithësi.
“Vendit i duhet një qeveri që i kryen punët dhe i len fjalët”, tha ai.
“Folëm për krejt procesin zgjedhor. Kosovës i duhet një qeveri e fuqishme. Vendin e presin tema të ndjeshme, shpresoj që gjatë fushatës zgjedhore partitë politike të mos japin fjalë që nuk mund t’i mbajnë” , tha Limaj, transmeton Sinjali.