image Limaj çmon gatishmërinë e Thaçit për t’iu përgjigjur ftesës për intervistim

Politikë

Limaj çmon gatishmërinë e Thaçit për t’iu përgjigjur ftesës për intervistim

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale për presidentin Hashim Thaçi.

Kreu i Nismës ka shkruar në Facebook, se çmon gatishmërinë e presidentit për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Gjykatës Speciale për intervistim.

Limaj thotë se është dëshmia më e qartë se ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk i kanë ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë që kjo i është kërkuar dhe do t’i përgjigjen çdo kërkesë që vjen nga sistemi i drejtësisë.

Postimi i Limajt:

Çmoj gatishmërinë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Gjykatës Speciale për intervistim. Kjo është dëshmia më e qartë se ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk i kanë ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë që kjo i është kërkuar dhe do t’i përgjigjen çdo kërkesë që vjen nga sistemi i drejtësisë.

Presidenti Hashim Thaçi ka bërë të ditur se të hënën do të udhëtojë drejt Hagës për t’u intervistuar si i ftuar nga Prokuroria Speciale, ftesë e cila vjen pak kohë pasi kjo e fundit ka publikuar propozim-aktakuzën për kinse krime lufte. /Gazeta Sinjali/