image Limaj bisedon me Lajçakun për aktualitetin politik në vend

Politikë

Limaj bisedon me Lajçakun për aktualitetin politik në vend

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Nisma, ku për më tepër thuhet se gjatë këtij takimi, Limaj dhe Lajçak kanë biseduar për aktualitetin politik në vend, me sfidat që po kalon Kosova në këtë periudhë të ndjeshme e jo të lehtë për vendin, sidomos pas zhvillimeve në Dhomat e Specializuara dhe përballjen me pandeminë.

“Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, e informova për zhvillimet politike në vend dhe të njëjtën kohë theksova edhe njëherë nevojën për unitet sa më të gjerë në temat nacionale”, thuhet në njoftim.

Po ashtu thuhet se në këtë kontekst, u bisedua që Kosova të ecë në rrugën e saj në mënyrë që të tejkalohen sfidat që ka para vetës, në fokus të veçantë në rimëkëmbjen ekonomikë, si dhe dialogun Kosovë-Serbi. /Gazeta Sinjali/