image Ligji për Byronë në Kushtetuese, Kurti: Nuk kanë ku me shku më - do të bëhet, secili do të tregojë sa ka pasuri

Politikë

Ligji për Byronë në Kushtetuese, Kurti: Nuk kanë ku me shku më – do të bëhet, secili do të tregojë sa ka pasuri

news image

Kryeministri Albin Kurti ka përmendur sot Ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ai tha se Byroja për konfiskimin e pasurisë do të bëhet, ndërsa shtoi se në mandatin e ardhshëm “patjetër duhet ta reformojmë me shpejtësi sistemin e drejtësisë”.

“Deri tash e kanë shty, nuk munden ma. Një herë Gjykata Kushtetuese na rrëzoi 5 me 2. Tash prapë është në Gjykatë Kushtetuese”.

“Nuk kanë ku me shku më, do të bëhet Byroja, secili do të tregojë sa ka pasuri. Nuk kemi kurrgjë kundër njerëzve të pasur, veç duhet me na kallëzu kah i kanë marrë paret”, tha Kurti.

Kujtojmë se PDK e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese 13 projektligjet e miratuara nga Kuvendi në seancën e 05 dhjetor 2024, përfshirë edhe Projektligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme me 62 vota ‘për’, në seancën e 05 dhjetorit 2024 pa praninë e ligjvënësve të partive opozitare. 

/GazetaSinjali/