image Ligji Antimafia/ Kujt do t’i konfiskohet pasuria e pajustifikueshme

Drejtësi

Ligji Antimafia/ Kujt do t’i konfiskohet pasuria e pajustifikueshme

news image

Rruga për hartimin e Projektligjit për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është hapur dje me koncept dokumentin që Ministria e Drejtësisë e finalizoi dhe e dërgoi për procedim në Qeverinë e Kosovës.

Gazeta Sinjali ka arritur që ta sigurojë këtë koncept dokument i cili përcakton qartë se kujt do t’i konfiskohet pasuria e pajustifikueshme.

Ky koncept rekomandon që kushtet për vërtetimin e pasurisë duhet të bazohen në katër indikatorë:

Ministria e Drejtësisë kërkon që Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Fituar në Mënyrë të Pajustifikueshme të përcaktojë në mënyrë të qartë kategorinë e personave mbi të cilët do të aplikohet.

Ky opsion sugjeron që fushëveprimtaria e ligjit të shtrihet mbi zyrtarët e lartë publikë dhe anëtarët e tyre të familjes, si dhe personat e ekspozuar politikisht, anëtarët e tyre të familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë./Gazeta Sinjali/