image Lidhje ilegale me ujë në Veternik, KRU “Prishtina” zbulon keqpërdorim nga një kompani

Kosovë

Lidhje ilegale me ujë në Veternik, KRU “Prishtina” zbulon keqpërdorim nga një kompani

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka zbuluar një lidhje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit në lagjen Veternik.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, lidhja dyshohet se është përdorur nga një kompani për pastrimin e rrugëve dhe aktivitete të tjera, duke shkaktuar keqpërdorim të një resursi jetik.

Nga hetimet fillestare dyshohet se përmes kësaj lidhjeje janë shfrytëzuar në mënyrë të paautorizuar mijëra litra ujë.

Rasti është dërguar për trajtim nga organet kompetente, ndërsa pas përfundimit të procedurave dhe verifikimit të fakteve, përgjegjësit mund të përballen me masa ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/