image Lidhja Shqiptare në Botë ngushëllon familjen e policit Afrim Bunjakut që ra heroikisht, në mbrojtje të Atdheut

Politikë

Lidhja Shqiptare në Botë ngushëllon familjen e policit Afrim Bunjakut që ra heroikisht, në mbrojtje të Atdheut

news image

Një delegacion i Lidhjes Shqiptare në Botë, vizitoi sot familjen e Heroit më të ri të Republikës së Kosovës, rreshterit Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht në krye të detyrës, në mbrojtje të Atdheut.

Delegacioni udhëheqej nga Kryetari Nazmi Jakurti, Sekretari i përgjithshëm Ylber Durmishi dhe afaristi i sukseshëm nga Gjermania Afrim Imeri.

Me këtë rast Lidhja Shqiptare në Botë ia ndau Heroit Afrim Bunjaku, post mortum, mirënjohjen „Nderi i Kombit“ me motivacion: Për sakrificën më sublime, rënjen heroike në krye të detyrës, në mbrojtje të Atdheut. Mirënjohja iu dorëzua të birit të Heroit, Fatlumit.

/GazetaSinjali/