image Lidhja Demokratike e Kosovës me më së shumti vota nga diaspora

Lidhja Demokratike e Kosovës me më së shumti vota nga diaspora

news image

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor, për Zgjedhjet Lokale 2021, shkruan Gazeta Sinjali.

E nga të gjitha partitë, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë më së shumti vota nga mërgata.

Në total, LDK ka marrë gjithsej 3 mijë e 158 vota, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 2 mijë e 692, AAK rreth 1 mijë e 500 derisa PDK-ja ka marrë pak më shumë se 1 mijë vota.

Gara më e ngushtë me votat e diasporës ka qenë mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

/GazetaSinjali/