image Lideri serb i Bosnjës: Do të takohem me Putinin të premten në Shën Petersburg

Rajon

Lideri serb i Bosnjës: Do të takohem me Putinin të premten në Shën Petersburg

news image

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Milorad Dodik, ka njoftuar sot se do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin të premten, në kuadër të Forumit Ekonomik në Shën Petërburg.

“Pasnesër do të udhëtoj për në Shën Petersburg, ku do të marr pjesë në Forumin Ekonomik. Presidenti rus Vladimir Putin zakonisht merr pjesë në atë forum”, tha Dodik në një konferencë për shtyp.

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë Hercegovinë dhe kreu i SNSD, Milorad Dodik përsëriti sot se në takimin e liderëve të partive parlamentare në Bosnje me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel nuk është nënshkruar asgjë, por se është rënë dakord në parim se si të veprohet pas zgjedhjeve në Bosnjë Hercegovinë, raporton abcnews.al.

“Performanca ime në Bruksel, si dhe performanca e drejtuesve të Partisë Socialiste dhe Srpska e Bashkuar, Petar Gjokiç dhe Nenad Stevandic, ishte unike, e koordinuar dhe e qartë”, tha Dodik në një konferencë shtypi me Gjokiç dhe Stevandiç.

/GazetaSinjali/