image Lideri iranian: 'Regjimi mafioz' i SHBA-së krijoi krizën në Ukrainë

Botë

Lideri iranian: ‘Regjimi mafioz’ i SHBA-së krijoi krizën në Ukrainë

news image

Udhëheqësi suprem iranian thotë se bota duhet të mësojë një mësim rreth mbështetjes perëndimore nga shembujt e Ukrainës dhe Afganistanit.

Irani dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë, por beson se kriza është e rrënjosur në politikat e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore, ka thënë lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

“Në Ukrainë, ne jemi në favor të ndalimit të luftës,” tha ai gjatë një fjalimi televiziv të martën, duke shtuar se një krizë mund të zbutet vetëm nëse dihet “shkaku kryesor”, të cilin ai e identifikoi si politika të fuqive perëndimore“, thotë Khamenei, shkruan Al Jazeera, përcjell Gazeta Sinjali.

Khamenei tha se “regjimi mafioz” i SHBA-së krijon shumë kriza në mbarë globin, të cilat ai tha se përfshinte gjithashtu krijimin e ISIS-it dhe ndërhyrjen në punët e kombeve të tjera duke detyruar ndryshimet e regjimit dhe instalimin e politikanëve properëndimorë.

Ukraina ka rënë “viktimë” e politikave të tilla dhe është tërhequr zvarrë në situatën e saj aktuale, tha udhëheqësi suprem.

/GazetaSinjali/