Udhëheqësi i së djathtës ekstreme në Rumani, George Simion, ka reaguar pas humbjes në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën të dielën, duke paralajmëruar kontestim të rezultatit përmes Gjykatës Kushtetuese.
Simion, i cili shihej si favorit për të triumfuar në garën për president, pësoi humbje të papritur nga kandidati pro-perëndimor, Nicusor Dan.
Përmes një postimi në platformën X, 38-vjeçari rumun ka bërë të ditur se do të kërkojë anulimin e zgjedhjeve, duke pretenduar se procesi zgjedhor është manipuluar përmes ndërhyrjeve të jashtme.
“Zyrtarisht i kërkoj Gjykatës Kushtetuese të anulojë zgjedhjet presidenciale rumune (maj 2025). Pikërisht për arsyet pse zgjedhjet e dhjetorit u anuluan: ndërhyrje të jashtme nga aktorë shtetërorë dhe jo-shtetërorë. Këtë herë të vërtetuara me prova! As 🇫🇷, as 🇲🇩, as askush tjetër nuk ka të drejtë të ndërhyjë në zgjedhjet e një shteti tjetër. Për të gjithë rumunët: kërkoni urgjentisht nga Gjykata Kushtetuese të anulojë këtë farsë. Ne nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të tradhtojmë! Ky është vetëm fillimi i një fitoreje të madhe!” – ka shkruar Simion.
🚨🇷🇴 I officially ask Constitutional Court TO ANNUL Romanian presidential elections (May 2025).
— 🇷🇴 George Simion 🇲🇩 (@georgesimion) May 20, 2025
For the very reasons December elections were annulled: EXTERNAL INTERFERENCES by state and non-state actors.
This time proven with evidence! Neither 🇫🇷, nor 🇲🇩, nor anyone else has…
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!