Lideri i organizatës së parë kriminale i dënuar në Bosnje dhe Hercegovinë, Ferid Okiq është arrestuar në Tuzlë në një aksion të MPB-së së Kantonit të Tuzlës.
Lajmi është bërë i ditur nga mediumi “Istraga”, ndërsa nga MPB-ja e Kantonit të Tuzlës nuk kanë mundur të konfirmojnë asgjë zyrtarisht, duke thënë se do të bëjnë njoftim gjatë ditës.
Okiq dyshohet se është arrestuar për trafik droge dhe aksioni është kryer me urdhër të Prokurorisë Kantonale të TK.
Uhapšen je Ferid Okić. Pripadnici MUP-a TK trenutno pretresaju njegove objekte. Akcija se provodi po naredbi Kantonalnog tužilaštva Tuzla.Okić je osumnjičen za trgovinu drogom.Ferid Okić je bio vođa prve zločinačke organizacije u BiH. 2007. godine je osuđen na 26 godina zatvora.
— Istraga.ba (@IstragaB) February 5, 2023
Ferid Okiq ishte lideri i organizatës së parë kriminale të dënuar në Bosnje dhe Hercegovinë.
Në vitin 2007, ai u dënua para Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës me 26 vjet burg.