Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili po qëndron krah presidentit rus, Vladimir Putin në pushtimin kundër Ukrainë, raportohet se ka nxjerrë në luftë edhe një nga 12 fëmijët e tij.
Adami, djali i tij 14-vjeçar raportohet se i është bashkuar ushtarëve rusë për t’i dalë në ndihmë në rrethimin e Mariupolit.
Kadyrov tha se donte që djali i tij ‘të mësonte nga dora e parë për sukseset dhe nevojat e bashkëluftëtarëve tanë’.
Fëmija i veshur me veshje ushtarake shfaqet me babain e tij duke mësuar nga çfarë ndodh rreth e rrotull.
Kadyrov u pa teksa e ka prezantuar djalin me gjeneralin e ushtrisë ruse, duke thënë: “Ja ku është Adami im”.