image Liderët evropianë: Rusia duhet të përgjigjet për krimet në Buça

Botë

Liderët evropianë: Rusia duhet të përgjigjet për krimet në Buça

news image

Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka përshkruar imazhet nga Buça si shumë të rënda.

Macron tha se “autoritetet ruse do të duhet të përgjigjen për këto krime”.

Udhëheqësi francez ka folur rregullisht me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë gjithë kohës që prej fillimit të pushtimit dhe më pas, si dhe është pozicionuar si ndërmjetës për paqen.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka akuzuar ushtrinë ruse për kryerjen e mizorive në Ukrainë dhe bëri thirrje për një hetim të plotë.

Ne duhet të hetojmë pa pushim krimet e kryera nga ushtria ruse”, tha Scholz të dielën në Berlin.

Kryeministri italian, Mario Draghi, vrasjen e civilëve në Buça e ka cilësuar të tmerrshme dhe tha se Moska duhet të mbajë përgjegjësi.

Kurse sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka quajtur të papranueshme vdekjet e civilëve në Buça.

Duke folur për CNN, ai tha se vdekjet ishin “një brutalitet kundër civilëve që nuk është parë në Evropë për dekada” dhe tha që kjo luftë duhet të përfundojë, shkruan REL.

Moska në vazhdimësi ka mohuar pretendimet e Ukrainës se ka shënjestruar civilët.

/GazetaSinjali/