image Liderët evropianë mblidhen në Budapest për të diskutuar për kthimin e Trumpit dhe tema tjera

Evropë

Liderët evropianë mblidhen në Budapest për të diskutuar për kthimin e Trumpit dhe tema tjera

news image

Rreth 50 liderë evropianë – përfshirë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe shefin e NATO-s, Mark Rutte – janë mbledhur të enjten në Budapest për të diskutuar për marrëdhëniet e tyre transatlantike.

Ata shpresojnë se nuk do të kenë mospajtime të ngjashme me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, sikur gjatë mandatit të tij të parë.

Në mesin e liderëve që po marrin pjesë në samitin e Budapestit janë edhe ata të Ballkanit Perëndimor, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e falënderoi kryeministrin hungarez, Viktor Orban, për mikpritjen.

Liderët evropianë do të kërkojnë edhe pajtueshmëri për një qëndrim të përbashkët dhe të fuqishëm ndaj Rusisë gjatë këtij samiti njëditor.

/GazetaSinjali/