image Liberalizimi i vizave për Kosovën, Presidenca Çeke e vlerëson për sukses të mandatit të saj

Politikë

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Presidenca Çeke e vlerëson për sukses të mandatit të saj

news image

Çekia dëshmoi se mund të udhëheq Evropën, ka thënë kryediplomati çek, Jan Lipavsky, duke identifikuar si sukses të posaçëm të mandatit të tyre liberalizimin e vizave për Kosovën dhe dhënien e statusit të vendit kandidat Bosnje-Hercegovinës.

Presidenca çeke kishte detyrë të vështirë para vetes për të shtyrë para çështjen e heqjes së regjiminit të vizave për Kosovën, kryesisht për shkak të vendeve skeptike.

Liberalizimin e vizave për Kosovën, Presidenca çeke e kishte vendosur prioritet në axhendën e saj të punës.

“Në axhendën time u bë e mundur të zbatohej shtrëngimi i hyrjes së personave nga Federata Ruse në zonën Shengen”, tha kreu i diplomacisë çeke, siç njoftoi CNN në gjuhën çeke.

Sipas Lipavský, Republika Çeke mbajti qëndrimin e saj gjatë presidencës së Bashkimit Evropian. Ajo tregoi se mund të udhëheqë Evropën, përfaqësuesit çekë ishin në gjendje t’i çonin gjërat në rezultate konkrete në një gamë të gjerë axhendash.

Sipas tij, presidenca e suksesshme është rezultat i punës intensive të aparatit qeveritar dhe ministrave konkretë, të cilët në të njëjtën kohë mundën ta shfrytëzojnë mundësinë për të krijuar lidhje të forta me partnerët e tjerë.

/GazetaSinjali/