image Lëvizja Vetëvendosje shpall fitoren në Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut

Politikë

Lëvizja Vetëvendosje shpall fitoren në Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren në Leposaviq dhe në Mitrovicë të Veriut, në zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën në veri të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas VV-së, kandidati Lulzim Hetemi ka fituar mbi 70% të votave në Komunen e Leposaviqit. Ndërsa, kandidati Erden Atiq ka fitar mbi 65% të votave në Komunen Veriore të Mitrovicës.

Para gazetarëve është deklaruar Atiq i cili tha se do të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallim.

“Kena fitu. Unë si kandidat kam dalur fitues i këtyre zgjedhjeve. I falënderoj të gjithë ata që më kanë votuar dhe ata që nuk më kanë votuar, do të jem kryetar për të gjithë. Na presin punë të mëdha përpara. I ftoj qytetarët që të kenë besim në insitutcionin e komunës me mua në krye”, tha Atiq.

/GazetaSinjali/