image Lëvizja Vetëvendosje reagon pas aktgjykimit të Kushtetueses, paralajmëron diçka

Politikë

Lëvizja Vetëvendosje reagon pas aktgjykimit të Kushtetueses, paralajmëron diçka

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë dekretit të presidentit për mandatarin dhe i dha dritë të gjelbër formimit të qeverisë së re.

Në reagimin e Vetëvendosjes, të cilit ia ka bashkuar një video nga protesta e heshtur e sotme në sheshin e Prishtinës, thuhet se pjesëmarrja masive në këtë organizim dëshmoi se vullneti i qytetarëve është që të organizohen zgjedhjet sa më parë.

“Pjesëmarrja masive, e organizuar në formën e një performance sot, dëshmoi edhe njëherë se vullneti i shumicës së qytetarëve është që kriza politike të zgjidhet pa e shkelur kushtetutën, dhe e vetmja mënyrë për këtë është që të organizohen zgjedhjet sa më parë”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes. /Gazeta Sinjali/