image Letra e Rasmussenit pasi Thaçi e garantoi se FSK-ja nuk do të lëvizë në veri

Kosovë

Përkthimi/ Letra e Rasmussenit pasi Thaçi e garantoi se FSK-ja nuk do të lëvizë në veri

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme përmes një shkrese zyrtare, e ka informuar kryeparlamentaren Vjosa Osmani, lidhur me një marrëveshje sekrete në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Andres Fogh Rasmussen.

“Përmes kësaj marrëveshje kryeministri Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar”, thuhet ndër të tjera në letrën e dërguar Osmanit.

Sipas dokumenteve të publikuara, në letrën që Hashim Thaçi asokohe ia ka dërguar Rasmussenit, ai në emër të qeverisë së Kosovës siguron se FSK do të ndërmarrë misione në veri vetëm në bashkëveprim me KFOR-in.

Më poshtë e gjeni letrën e përkthyer të Andres Fogh Rasmussen drejtuar Hashim Thaçi:

I nderuar zotëri Thaçi,

Faleminderit për letrën e juaj të dërguar më 19 prill 2013.

Unë pranoj garancinë tuaj që siguroni se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ndërmarrë një mision në veri të Kosovës vetëm me pajtimin paraprak të Forcës së Kosovës (KFOR) të NATO-s. Që nga krijimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në vitin 2008, KFOR ka punuar ngushtë me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe udhëheqjen e saj civile. Ajo që ju thoni do të ndërtonte marrëdhënie të gjatë dhe praktikë normale të KFOR-it për t’u angazhuar me udhëheqësit legjitimë të komuniteteve në të gjithë Kosovën në lidhje me çështjet e sigurisë që janë në mandatin e tij.

Unë do të theksoja që ajo që ju keni thënë në asnjë mënyrë nuk nënkupton angazhime shtesë për KFOR-in dhe nuk do të ndikonte në kohëzgjatjen e misionit të KFOR-it

Sipas vlerësimit kushtetues të lëshuar nga Zyra Ligjore e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese dhe kjo përbën bazë për të nisur procedurat për shkarkimin e tij./Gazeta Sinjali/