image Letonia shpall gjendje të jashtëzakonshme në disa pjesë te kufiri me Rusinë

Botë

Letonia shpall gjendje të jashtëzakonshme në disa pjesë te kufiri me Rusinë

news image

Qeveria e Letonisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në tre zona përgjatë kufirit, si pasojë e fluksit të rusëve që përpiqen të largohen nga vendi i tyre.

Letonia tani do të jetë në gjendje të rrisë operacionet e saj në kufi, raporton transmetuesi publik atje.

Sipas ministrisë së Brendshme, se situata në kufi mund të ndryshojë “me shpejtësi” dhe më shumë njerëz mund të përpiqen të kalojnë ilegalisht.