image Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj Robinhos, akuzohet për dhunimin e një shqiptareje

Futboll

Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj Robinhos, akuzohet për dhunimin e një shqiptareje

news image

Lëshohet urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj futbollistit brazilian, Robinhos.

Ai akuzohet për përdhunimin e një shqiptareje. Por kjo kërkesë nuk ka gjasa të realizohet pasi kushtetuta e Brazilit ndalon ekstradimin e shtetasve të saj.

Urdhër-arresti ndërkombëtar, megjithatë, paraqet një rrezik për Robinhon, sepse ai, në rast të një udhëtimi jashtë vendit, mund të arrestohet në një vend që ka marrëveshje me Italinë që parashikojnë ekstradim.

“Për ne nuk ka rëndësi, nëse ai e vuan dënimin në Itali, apo Brazil. E rëndësishme është që ai ta kryejë atë, veçanërisht duke pasur parasysh shkeljen e kryer dhe për të mbrojtur gratë”, tha Jacopo Gnocchi, avokati i viktimës. Faktet datojnë që nga janari 2013, kur futbollisti i kombëtares së Brazilit luante me Milan.

Robinho dhe pesë miqtë e tij akuzohen se e kanë bërë një shqiptare 22-vjeçare të pijë “deri në atë pikë sa e ka lënë të pavetëdijshme dhe të paaftë për të rezistuar”.

Atëherë ata kanë pasur “marrëdhënie seksuale të shumëfishta dhe të njëpasnjëshme” me të. Futbollisti brazilian ishte arrestuar edhe në Angli në vitin 2009 me dyshimin se kishte përdhunuar një grua në një klub nate në Leeds.

Gjykata italiane e Kasacionit në janar konfirmoi dënimin me 9 vite burg për Robinhon me akuzën për përdhunim në grup të një të reje me origjinë shqiptare.  /Gazeta Sinjali Sporti/