Prej sot është lëshuar në qarkullim ura perëndimore, te rrethrrotullimi në Lakrishtë, që është pjesë e unazës qendrore të Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Shpend Ahmeti përmes profilit të tij në facebook.
“Qarkullimi nëpër këtë urë do të ndikojë në rregullimin e rrjedhës së trafikut rrugor në këtë pjësë shumë të frekuentuar të Prishtinës.”, ka thënë Ahmeti.
Më 23 prill të këtij viti, komuna e Prishtinës kishte rrënuar ish objektin e Doganës së Kosovës, me qëllim të krimit të parakushteve për realizimin e këtij projekti. Përurimi i kësaj rruge do të lehtësonte qarkullimin brenda Prishtinës, me ç’rast do të shkarkohej qendra e qytetit.
Ditë më parë, Sinjali ka raportuar lidhur me këtë projekt i cili kishte nisur kohë më parë në kryeqytet. /Sinjali/