image Leonora Jakupi publikon këngën "për inati t'serbisë", të quajtur: Liria ka emër

Bota e Yjeve

Leonora Jakupi publikon këngën “për inati t’serbisë”, të quajtur: Liria ka emër

news image

Këngëtarja e njohur kosovare Leonora Jakupi ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor “Liria ka emër”.

Leonora, dje, përmes një postimi në Instagram, kishte paralajmëruar publikimin e këtij projekti, siç tha ajo, për inati të Serbisë.

“Nesër edhe një bombë për inati t’Serbisë 17:00”, ka shkruar dje Jakupi në Instagram.

View this post on Instagram

A post shared by Leonora Jakupi (@leonorajakupi)

Ndërkaq, sot kur e publikoi projektin e ri, ajo shkroi se përmes kësaj kënge sadopak të japë kontributin në mbrojtjen e vlerës së UÇK-së.

“Jam shumë e lumtur që sadopak, përmes këngës sime dhe zërit tim, të jap kontributin për mbrojtjen e vlerës sonë më të lartë UÇK-së për mbrojtjen e djemve tanë më të mirë!”, ka shkruar Jakupi në Instagram.

Kujtojmë se ditë më parë ajo publikoi këngën “Komandant”, për të cilën reaguan mediat serbe, duke e quajtur ‘skandaloze’.

/GazetaSinjali/