image Leonora Jakupi i reagon ashpër deputetes së PDK-së që e thirri t'i bashkohet fushatës "Liria ka emër"

Bota e Yjeve

Leonora Jakupi i reagon ashpër deputetes së PDK-së që e thirri t’i bashkohet fushatës “Liria ka emër”

news image

Këngëtarja, Leonora Jakupi, i ka reaguar deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, pasi që kjo e fundit e ftoi që t’i bashkohet kampanjës “Liria ka emër”, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo tha se këtë punë po e bën që 22 vjet, por jo nën petkun e partive politike apo përfitimeve të ndryshme.

“Elizë atë që ju po e bëni sot, unë e bëjë tash e dy dekada, por jo nën petkun e një partie politike e as për përfitime. Tash e dy dekada unë mbroj vlerën më sublime të popullit tonë, e ajo është UÇK-ja.

Me këtë emblemë u betua babai im, me këtë emblemë ka rënë për liri babai im dhe shumë dëshmorë të kombit. Pra unë jam pjesë e pandashme e këtyre TRI shkronjave. Nuk pres ftesë për ta mbrojtur UÇK-në, sepse këtë e bëj tash e 22 vjet.

Madje e kam mbrojtur dhe jam përpjekur për të edhe atëherë kur të tjerët e cilësonin fyerje identifikimin me UÇK-në. Si përgjigje për ftesën tënde, unë po të them Welcome!”, shkroi ndër të tjera Jakupi, në Facebook./Gazeta Sinjali/