image Leo shpërthen në lot derisa tregon sfidat e një familjari me një sëmundje: Është i palëvizshëm

Bota e Yjeve

Leo shpërthen në lot derisa tregon sfidat e një familjari me një sëmundje: Është i palëvizshëm

news image

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Leo, ka prekur të gjithë banorët me rrëfimin për një familjar të tij në sfidën ‘Ngjyrat e jetës time’.

Ai tregoi se djali i axhës së tij ka kaluar sëmundjen e kancerit si 18 vjeçar dhe si shkak i sëmundjeve të tjera është i palëvizshëm dhe se frika e tij më e madhe është humbja e tij.

Leo, mes lotësh, u shpreh se ai i ka dhënë shumë motiv për t’u futur në Big Brother dhe se i njëjti shpeshherë i bie ndërmend në izolim.

Banorët e shtëpisë e përshëndetën me duartrokitje, Robertin, duke i thënë se duhet të vazhdojë e të qëndrojë i fortë.

/GazetaSinjali/