Lela dhe Leo, një nga çiftet më të përfolura të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, duket se po vazhdojnë lidhjen e tyre me hapa të sigurt edhe jashtë shtëpisë.
Pas lansimit të këngës “Vuj” tre muaj më parë, në të cilën Lela ishte pjesë e videoklipit, dyshja u përball me thashetheme për një krisje në marrëdhënie, pasi u përfol se Leo kishte komunikuar me ish-të dashurën e tij.
Megjithatë, gjithçka duket se është sqaruar, pasi Leo ka publikuar së fundmi një video në Instastory, ku paralajmëron projektin e tij më të ri muzikor – një këngë dedikim për Lelën.
Kënga pritet të publikohet së shpejti.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/