image Lenjani: Klinika Emergjente e mbipopulluar me pacientë, institucionet pas zgjedhjeve po flasin për rritje të masave

Shëndetësi

Lenjani: Klinika Emergjente e mbipopulluar me pacientë, institucionet pas zgjedhjeve po flasin për rritje të masave

news image

Ministri në detyrë i Shëndetësisë së bashku me Komitetin Konsultativ për Menaxhimin dhe Vlerësimin e situatës me pandeminë është duke mbajtur mbledhjen e radhës, shkruan Gazeta Sinjali.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani, në këtë mbledhje ka thënë se klinika që ai e udhëheq është e mbipopulluar me pacientë.

Sipas tij, institucionet nuk kanë reaguar para 3 javëve, ndërsa tani pas përfundimit të zgjedhjeve flasin rreth shtrëngimit të masave antiCOVID.

“Klinika Emergjente është e mbipopulluar me pacientë. Deri para 3 jave nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet kurse tash pas zgjedhjeve po flasim për rritje masash. Ka një stërmbushje me pacientë në spitalet tona”, ka thënë Lenjani./Gazeta Sinjali/