image Lëndoi kyçin e këmbës, trajneri i Brazilit flet për gjendjen e Neymar

Futboll

Lëndoi kyçin e këmbës, trajneri i Brazilit flet për gjendjen e Neymar

news image

Brazili e mposhti Serbinë me rezultat 2-0 në ndeshjen e tyre hapëse të Botërorit të Katarit.

Dy golat për brazilianët i realizoi sulmuesi Richarlison, në minutat 62′ 73′.

Festën e brazilianëve e riktheu në një frikë një shqetësim i Neymar, i cili u largua në minutën e 80-të.

Pas ndeshjes, Neymar u shfaq me një gjendje jo të mirë të kyçit të këmbës, duke shprehur shqetësime dhe pasiguri nëse do të jetë i aftë për ndeshjet e tjera.

Neyy
Neyy

Sidoqoftë, trajneri i Brazilit, Tite, ka folur rreth këtij lëndimi, dhe ka qetësuar tifozët, duke thënë se ai do të luajë në Kupën e Botës.

“Mos u shqetësoni, Neymar do të luajë Kupën e Botës. Ai do të vazhdojë të luajë, mund të jeni të sigurt për këtë”, deklaroi ai pas ndeshjes.

Ndërkohë Neymar nuk donte të komentonte për gjendjen e tij pas ndeshjes.

/GazetaSinjaliSport/