image Lëndohet rëndë një punëtor i fabrikës së stiroporit "Sat Styro" në Prizren, përfundon në spital

Siguri

Lëndohet rëndë një punëtor i fabrikës së stiroporit “Sat Styro” në Prizren, përfundon në spital

news image

Punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë vazhdojnë të përballen me kushte të vështira të punës dhe me nivel të ulët të sigurisë, si pasojë e të cilave shkaktohen incidente të shpeshta gjatë punës së tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë rreth orës 19:00, në fshatin Mushnikovë të Prizrenit. Gazeta Sinjali mëson se një punëtor e ka lënduar rëndë dorën e majtë.

Për shkak të lëndimve që ka pësuar, ai po trajtohet në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Policia në Prizren, e cila ka njoftuar se incidenti ka ndodh në një fabrikë të stirporit.

“Hetuesit së bashku me Prokurorin ka nis hetimet dhe rasti po trajtohet si lëndim i rëndë trupor. Policia ka njoftuar edhe Inspektorët e Punës të cilët kanë dalë tek fabrika dhe e kanë bërë shkimin e vendit të ngjarjes”, konfirmon Policia.

Policia ka njoftuar se nuk ka persona të arrestuar për rastin.

“Pronarët e fabrikës janë intervistuar dhe sipas vendimit të Prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Sinjali ka mësuar se rasti ka ndodh në fabrikën Sat Styro, në Mushnikovë të Prizrenit. Gazeta i ka kontaktuar pronarët e kompanisë, por ata nuk janë përgjigjur ende në telefon.

/GazetaSinjali/