Një person ka mbetur i lënduar rëndë nga një aksident trafiku që ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.
Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklisti, teksa ky i fundit ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, transmeton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar Drejtoria e Policisë së Kosovës, në Ferizaj.
“Rasti ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklsti, me ç’rast ky i fundit ka marr lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman në QKUK”, kanë thënë nga Drejtoria e Policisë së Kosovës.
Gazeta Sinjali do të iu mbajë të informuar për të rejat rreth këtij aksidenti./Gazeta Sinjali/.