image Lëndohet një person në vendin e punës në Gjakovë, dërgohet me urgjencë në spital

Siguri

Lëndohet një person në vendin e punës në Gjakovë, dërgohet me urgjencë në spital

news image

Rastet kur persona të ndryshëm kërkojnë ndihmë në spital për shkak të lëndimeve që pësojnë në vendet e tyre të punës nuk janë të rralla. Ato shpesh herë ndodhin si pasojë e kushteve të këqija që ofrojnë kompanitë, por me raste janë edhe aksidentale, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë i rëndë ka ndodhur në një kompani në Gjakovë, ku një person ka marrë lëndime të rënda në vendin e punës.

Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se një punëtor i kompanisë ‘Rronifer’, ka marrë lëndime.

Për pasojë, ai është transferuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente dhe është duke u hetuar rasti.

Sinjali do të iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/