Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është shtrirë në QKUK si pasojë e një lëndimi që ka pësuar, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur këshilltari i tij, Ilir Kërçeli, i cili tha se Konjufca e ka lënduar kapakun e gjurit dhe se është trajtuar në QKUK.
“Kryetari ka pësuar një lëndim dhe për këtë arsye në repartin e Kirurgjisë mbrëmë rreth orës 19:30 ka bërë ekzaminimet e nevojshme nga të cilat ka rezultuar se ka një krisje të kapakut të gjurit. Mjekët i kanë rekomanduar që të pushojë disa ditë”, ka thënë ai.