Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë tri automjete.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
Ai tha se si pasojë e këtij aksidenti, shtatë persona kanë pësuar lëndime të lehta, dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë.
“Njësitë policore të trafikut janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit”, tha Prekazi.