Tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore pas një aksidenti mes dy mjeteve motorike, që ka ndodhur në fshatin Arllat, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se si pasojë e aksidenti është lënduar drejtuesi i njërit mjet dhe dy persona të tjerë.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për të marrë tretman mjekësor.