image Lëndimi i punëtorit në Prizren: Ky është pronari i ‘Master Project’ që u prangos, nga kompania thonë se u arrestua gabimisht

Ekskluzive

Lëndimi i punëtorit në Prizren: Ky është pronari i ‘Master Project’ që u prangos, nga kompania thonë se u arrestua gabimisht

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur dje në Prizren, ku dy  punëtorë të kompanisë ‘Master Projevct’ kanë pësuar lëndime trupore gjatë kohës që ishin në vendin e punës. Njëri nga mbeti i lënduar rëndë dhe u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa tjetri pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi. E lidhur me rastin është arrestuar pronari i kompanisë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Salzen Ajradini, i cili është një nga tre pronarët e ‘Master Project’.

Nga kompania thanë për Sinjalin se arrestimi i Ajradinit u bë gabimisht, pasi që sipas tyre, në pranga do duhej të përfundonin mbikëqyrësi dhe arkitekti i punishtes.

Ata pohojnë që mbikëqyrësi dhe arkitekti i punishtes kanë dhënë deklarata të gabueshme.

Ata e kanë arrestu gabimisht. U kon dashtë me u arrestu një person tjetër, mbikëçyrësi edhe arkitekti i punishtes aty. Ky ka qenë vetëm punëkryesi. Këta e kanë arrestu këtë pronarin e kompanisë, edhe pse s’u dashtë me arrestu këta. Ata [mbikëçyrësi dhe arkitekit] janë intervistu para këtij pronari të firmës. Edhe ata ia kanë gjujtë barrën këtij pronarit të kompanisë. Policia u kon dashtë me arrestu mbikëqyrësin edhe arkitektin. E kanë arrestu njerin të pafajshëm, kanë dhanë deklaratë të gabushme”, thanë nga ‘Master Project’ për Sinjalin.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë aksidental’ dhe Ajradinit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Sinjali është në pritje të informacioneve zyrtare lidhur me gjendjen shëndetësore të viktimës i cili ndodhet i hospitalizuar në QKUK.

Shënim: Personi i apostrofuar lidhur me rastin është i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/