image Lëndimi i Haaland, mësohet nëse norvegjezi do të jetë i gatshëm për derbin ndaj Liverpoolit

Futboll

Lëndimi i Haaland, mësohet nëse norvegjezi do të jetë i gatshëm për derbin ndaj Liverpoolit

news image

Erling Haaland është tërhequr nga skuadra e Norvegjisë për t’u përballur me Skocinë në ndeshjen kualifikuese të Euro 2024 të së dielës për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.

Norvegjia tha se sulmuesi nuk është i disponueshëm për ndeshjen kundër Skocisë sepse “ai ka shumë dhimbje” dhe funksioni i tij është “disi i kufizuar” edhe pse menaxheri Stale Solbakken thotë se nuk është “serioz”.

Ndërkohë gazetari italian, Fabrizio Romano ka dhënë disa përditësime, duke bërë të ditur që lëndimi i tij nuk është serioz dhe ai pritet të jetë i gatshëm për derbin e fundjavës së ardhshme kur Manchester City e pret Liverpoolin në Etihad, në xhiron hapëse të javës në Premier League.

“Kuptoj se lëndimi i Erling Haaland nuk është serioz dhe ai do të jetë i gatshëm për City vs Liverpool. Haaland nuk do të rrezikojë të luajë kundër Skocisë pas problemit të tij, por ai do të rikthehet për Man City”, ka shkruar Romano në rrjetin social ‘X’.

Haaland pësoi dëmtim kur hyri në lojë si zëvendësues në pjesën e dytë në miqësoren e së enjtes.

/GazetaSinjali/