image "Lëndime të shumëfishta", kjo është gjendja e të lënduarës nga rënia e kulmit të komunës së Prishtinës

Shëndetësi

“Lëndime të shumëfishta”, kjo është gjendja e të lënduarës nga rënia e kulmit të komunës së Prishtinës

news image

Një person është lënduar si pasojë e rënies së çatisë së objektit të ri të Komunës së Prishtinës dhe e njëjta është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

Për gjendjen e saj shëndetësore ka folur, Avdyl Pacolli, shefi i Urgjencës së Prishtinës.

“Flitet për një paciente të gjinisë femrore e cila e ka pësu një politraumë me lëndime të shumfishta, ndërkohë është në parametrat vital për jetën”, ka thënë Pacolli për Gazetën Sinjali.

“Ekipet e qendrës së mjekësëisë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes pas thirrjes së qytetarëve edhe të policisë”.

“Më pas atë e kanë dëgu në Qendrën Emergjentë pranë SHSKUK-së”.

“E njëjta është duke marrë tremtan në qendrën emergjente dhe është duke iu nënshtar ekzamnineve klinike-diagnostike”, tha tutje Pacolli, shkruan Gazeta Sinjali.

/GazetaSinjali/