image Lëndime në gjoks e qafë, kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurve nga shpërthimi në Prizren

Siguri

Lëndime në gjoks e qafë, kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurve nga shpërthimi në Prizren

news image

Nëntë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate dore sot në orët e hershme të mëngjesit në Tregun e Kafshëve në Prizren. Sipas Policisë, të lënduarit janë transferuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

Shefi i Emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, tha për Sinjalin se ndihmë mjekësore kanë kërkuar dhjetë persona.

Sipas tij, pesë prej tyre janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa pesë tjerë janë liruar për në shtëpi.

Rreth orës 05:00 i kanë sjellë në Emergjencën e spitalit tonë. Janë dhjetë të lënduar, ku pesë prej tyre janë transferu për në QKUK dhe pesë janë liru në shtëpi”, tha Veçgishti.

Ai bëri të ditur se të plagosurit kanë marrë lëndime në gjoks dhe në qafë dhe për shkak se të njëjtit nuk mund të trajtohen në Spitalin e Prizrenit, janë transferuar në QKUK.

Kanë disa lëndime që nuk mund të trajtohen në Spitalin e Prizrenit. Kanë lëndime në gjoks, në qafë dhe për mungesë të specialiteteve të caktume, prandaj janë transferu në QKUK”, tha Veçgishti për Sinjalin.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i tha Sinjalit se lidhur me rastin janë identifikuar tre persona të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim policor.

Sot me date 22.11.2023.  rreth orës 04:50, policia ka pranuar informate per nje rast plagosje te Tregu i Kafsheve ne Prizren. Nga informatat e pare  është kuptuar se 9 perona kane pesur lëndime nga shpërthimi i nje granata dore.   Te gjithë te lënduarit janë ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit. Policia ka dal ne vendngjarje dhe  është informuar prokurori kujdestar gjithashtu.  Ne vendngjarje kane dale hetimet rajonale te Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë. Tre te dyshuarit janë identifikuar dhe janë ne kërkim policor”, tha Gashi.

/GazetaSinjali/